
hr minhr min
3.
Prekni + ose - për të vendosur
funksionin e nevojshëm të orës.
Ekrani shfaq treguesin për funksionin
e orës që vendosët. Kur përfundon
koha e vendosur, treguesi pulson dhe
tingëllon një sinjal akustik për dy
minuta.
Me funksionet Kohëzgjatja dhe
Përfundimi
pajisja çaktivizohet
automatikisht.
4.
Shtypni një buton për të ndërprerë
sinjalin.
5.
Rrotullojeni çelësin e funksioneve të
furrës dhe çelësin e temperaturës në
pozicionin e fikjes.
9.3 Anulimi i funksioneve të orës
1.
Shtypni butonin e përzgjedhjes
vazhdimisht, derisa treguesi i
funksionit të dëshiruar të fillojë
pulsimin.
2.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin -.
Pas pak sekondash funksioni i orës
fiket.
10. FURRA - INFORMACIONE DHE KËSHILLA TË
DOBISHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
Temperatura dhe kohët e pjekjes
në tabela janë vetëm udhëzuese.
Ato varen nga recetat, cilësia dhe
sasia e përbërësve të përdorur.
KUJDES
Përdorni një tavë pjekjeje të thellë
për ëmbëlsirat me shumë lëng.
Lëngjet e frutave mund të
shkaktojnë njolla të përhershme
mbi smalt.
10.1 Pjekja
Udhëzime të përgjithshme
• Furra juaj e re mund të pjekë apo skuqë
ndryshe në krahasim me pajisjen tuaj të
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja
të zakonshme (temperaturën, kohët e
gatimit) dhe nivelet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
• Me kohë më të gjata gatimi, furra mund
të fiket rreth 10 minuta përpara
përfundimit të kohës së pjekjes, për të
përdorur nxehtësinë e mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tava
në furrë mund të deformohet gjatë
pjekjes. Kur tava ftohet përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni tabelat e pjekjes
• Rekomandojmë që në fillim të përdorni
temperaturë më të ulët.
• Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
• Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
• Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
SHQIP 13
Komentáře k této Příručce