Electrolux EUT10002W Základní průvodce Strana 6

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 68
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 5
plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye,
këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng
larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Shkrirja e ngrirësit
Në raftet e ngrirësit dhe rreth dhomëzës së
sipërme do të krijohet gjithmonë një sasi akulli.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një
trashësi prej 3-5 mm.
E rëndësishme Rreth 12 orë para shkrirjes,
vendoseni rregullatorin e temperaturës në vlerat
më të larta, në mënyrë që të formohet një rezervë
e mjaftueshme ftohjeje për ndërprerjen e punës.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme:
1. Fikeni pajisjen dhe hiqeni spinën nga priza.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me
disa shtresa gazetash dhe vendosini në një
vend të freskët.
Kujdes Mos i prekni me duar të njoma
ushqimet e ngrira. Duart mund të ngrijnë nga
ushqimet.
3. Lëreni derën hapur dhe vendoseni kruajtësen
plastike në vendin e duhur në bazamentin e
qendrës, duke vendosur poshtë një legen për
të mbledhur ujin e shkrirë.
Për të shpejtuar procesin e shkrirjes,
vendosni një tenxhere me ujë të ngrohtë në
dhomëzën e ngrirësit. Përveç kësaj, hiqni copëzat
e akullit që plasariten përpara se të ketë përfunduar
shkrirja.
4. Kur shkrirja të ketë përfunduar, thajeni
plotësisht pjesën e brendshme dhe ruajeni
kruajtësen për ta përdorur sërish në të
ardhmen.
5. Ndizni pajisjen.
6. Ktheni rregullatorin e temperaturës në një
pozicion mesatar dhe lëreni të veprojë për të
paktën 4 orë me "Çelësin e ngrirësit" të
aktivizuar.
7. Pasi të jetë fikur drita e kuqe treguese,
rivendosni ushqimet që hoqët më parë brenda
në dhomëza.
Paralajmërim Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të kruajtur brymën nga
avulluesi, pasi mund ta dëmtoni atë.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjet
artificial për të përshpejtuar procesin e shkrirjes,
veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi.
Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të
ngrirë gjatë shkrirjes, mund të shkurtojë
jetëgjatësinë e tyre të ruajtjes.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata,
merrni masat paraprake të mëposhtme:
1. shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
2. nxirrini gjithë ushqimet jashtë
3. shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
aksesorët e saj
4. lëreni derën/dyert hapur për të parandaluar
erërat e pakëndshme.
E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani të
ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë
për të shmangur prishjen e ushqimit brenda, në
rast të luhatjeve elektrike.
6 electrolux
Zobrazit stránku 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ... 67 68

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře