
dhomëzat e tjera (dhomëzat e ruajtjes së
ushqimit). Për rendiment maksimal në ngrirje
hiqeni raftin e sipërm (nëse ka raft të tillë) dhe
më pas vendosini ushqimet të ngrijnë
drejtpërdrejt në avullues. Në rast ngrirjeje të
vëllimeve të vogla nuk është e nevojshme të
hiqet rafti.
Nëse çelësi i ngrirjes lihet pa dashje ndezur,
ngrirësi nuk do të dëmtohet, por do të
shpenzohet energji.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë,
pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë
aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak
sapun natyral për të hequr erën tipike të një
produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë
pjesët e lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimit të freskët
Dhomëza e ngrirësit (lart) është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe ruajtjen për
një kohë të gjatë të ushqimit të ngrirë dhe të ngrirë
shumë.
Për të ngrirë ushqimin e freskët aktivizoni
funksionin e ngrirjes së shpejtë.
Sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet për
24 orë përcaktohet në etiketën e parametrave ,
një etiketë që ndodhet në pjesën e brendshme të
pajisjes.
Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gjatë kësaj periudhe
mos shtoni ushqim tjetër për t'u ngrirë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për
të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave
teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë
duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet
menjëherë e më pas të mund të rivendoset në
ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimi i ngrirë shumë ose i ngrirë, para se të
përdoret, mund të shkrihet në temperaturën e
dhomës.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe
ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në
këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e
saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
• pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të
vakët dhe me pak sapun.
• kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
• shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese,
produkte pastruese me shumë erë të mirë ose
pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e
pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet
dhe mund të lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe
kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me një
furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të
përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të
kursejë konsumin e energjisë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë
kimikate që mund të sulmojnë/dëmtojnë lëndën
electrolux 5
Komentáře k této Příručce