
Simboli Funksioni i furrës Përdorimi
Pjekje vent. me
lagështirë
Ky funksion është projektuar për të kursyer
energjinë gjatë gatimit. Për udhëzimet e gatimit,
drejtojuni kapitullit “Udhëzime dhe këshilla”,
Pjekje vent. me lagështirë. Dera e furrës duhet të
mbyllet gjatë gatimit në mënyrë që funksioni të
mos ndërpritet dhe për t'u siguruar që furra të
funksionoje me efikasitetin më të lartë të
mundshëm të energjisë. Kur përdorni këtë
funksion, temperatura në hapësirën e brendshme
mund të ndryshojë nga temperatura e vendosur.
Fuqia e ngrohjes mund të jetë e reduktuar. Për
rekomandime të përgjithshme rreth kursimit të
energjisë, referojuni kapitullit “Efikasiteti i
energjisë”, “Kursimi i energjisë”. Ky funksion
është përdorur për të qenë në pajtim me klasin e
efikasitetit të energjisë sipas EN 60350-1. Kur
përdorni këtë funksion, llamba fiket
automatikisht.
8.2 Aktivizimi dhe çaktivizimi i
furrës
Në varësi të modelit,
pajisja juaj ka simbole në
çelës, tregues ose llamba:
• Treguesi ndizet kur furra
nxehet.
• Llamba ndizet kur furra
është në punë.
• Simboli tregon nëse
çelësi kontrollon një nga
zonat e gatimit,
funksionet e furrës ose
temperaturën.
1. Rrotullojeni çelësin për funksionet e
furrës për të zgjedhur një funksion.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës
për të zgjedhur një temperaturë.
3. Për ta çaktivizuar furrën, rrotullojini
çelësat e funksioneve dhe të
temperaturës së furrës në pozicionin
fikur.
8.3 Ventilatori ftohës
Kur furra është në punë, ventilatori
ftohës ndizet aktivizohet për t’i mbajtur
sipërfaqet e furrës të ftohta. Nëse fikni
furrën, ventilatori ftohës mund të
vazhdojë të punojë derisa të ftohet furra.
8.4 Vendosja e aksesorëve të
furrës
Tavë e thellë:
Shtyjeni tavën e thellë midis shufrave
drejtuese të mbajtëses së raftit.
Rafti me rrjetë dhe tava e thellë së
bashku:
Shtyni tavën e thellë ndërmjet shufrave
drejtuese të mbajtëses së raftit dhe raftin
me rrjetë në shufrat drejtuese më lart.
SHQIP 13
Komentáře k této Příručce