Electrolux ERD18002W Základní průvodce Strana 4

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 48
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 3
FUNKSIONIMI
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në
drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon:
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një
përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është
përgjithësisht përzgjedhja më e
përshtatshme.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të
gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje,
rrotulloni çelësin e temperaturës në një
përzgjedhje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
E rëndësishme Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C.
Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për
të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të
dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose
të gatuhet menjëherë e më pas të mund të
rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë
ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund
të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në
temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në
dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më
shumë.
E rëndësishme kjo pajisje është shitur në Francë.
Në përputhje me rregulloret në fuqi në këtë shtet
ajo duhet të pajiset me një mekanizëm të veçantë
(shih figurën) që vendoset në ndarjen e poshtme
të frigoriferit për të treguar zonën më të ftohtë të tij.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë
e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja
dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë
të autorizuar.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
4 electrolux
Zobrazit stránku 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 47 48

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře