
"Shtyrja e programit"
Ky opsion ju mundëson ta shtyni fillimin e programit
të larjes me 3, 6 ose 9 orë duke shtypur butonin
"Shtyrja e programit"
.
Ju mund ta ndryshoni ose ta anuloni kohën e
shtyrjes së programit në çdo moment përpara se
të shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
, duke
shtypur përsëri butonin "Shtyrja e programit"
(kur të gjithë treguesit janë të fikur, programi i larjes
do të fillojë menjëherë).
Nëse ju tashmë e keni shtypur butonin "Fillimi/
Ndërprerja
dhe dëshironi që ta ndryshoni ose
ta anuloni shtyrjen e programit, veproni si vijon më
poshtë:
• Për ta anuluar shtyrjen e programit dhe për ta
filluar menjëherë ciklin e larjes, shtypni "Fillimi/
Ndërprerja"
dhe pastaj "Shtyrja e programit"
. Shtypni "Fillimi/Ndërprerja" për të filluar
ciklin.
• Për të ndryshuar kohën e shtyrjes së programit,
ju duhet të shkoni në pozicionin "Ndalo"
dhe
të riprogramoni ciklin tuaj.
Kapaku do të bllokohet gjatë kohës së shtyrjes së
programit. Nëse ju duhet ta hapni, ju fillimisht duhet
ta ndaloni pajisjen duke shtypur butonin "Fillimi/
Ndërprerja"
. Pasi të mbyllni sërish kapakun,
shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
.
Nisja e programit
Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
për të filluar
ciklin. Drita përkatëse do të ndizet ngjyrë jeshile.
Është normale që çelësi i programeve të qëndrojë
i palëvizshëm gjatë ciklit. Drita që i përket ciklit
aktual ndriçohet.
+ : Paralarje + Larje
+ : Shpëlarjet + Centrifugimi
: Fundi i ciklit
Ndërprerja e një programi
Futja e rrobave të tjera gjatë 10 minutave të
para
Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
: drita
përkatëse do të pulsojë ngjyrë jeshile ndërsa pajisja
është ndërprerë. Kapaku mund të hapet vetëm
rreth 2 minuta pasi lavatriçja të ketë ndaluar
procesin. Shtypni butonin "Fillimi/Ndërprerja"
përsëri për të vazhduar programin e larjes.
Modifikimi i programit në proces e sipër
Përpara se të bëni ndryshime në programin aktual,
ju duhet ta ndërpritni lavatriçen duke shtypur
butonin "Fillimi/Ndërprerja"
. Nëse modifikimi
nuk është i mundshëm, butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson në ngjyrë të kuqe për disa sekonda.
Nëse ende doni që ta ndryshoni programin, ju
duhet të anuloni programin aktual (shikoni më
poshtë).
Anulimi i programit
Nëse dëshironi ta anuloni programin, rrotulloni
çelësin e programeve në pozicionin "Ndalo"
.
Fundi i programit
Lavatriçja ndalon automatikisht, butoni "Fillimi/
Ndërprerja"
fiket dhe drita "Fundi i ciklit"
ndizet. Kapaku mund të hapet vetëm rreth 2
minuta pasi lavatriçja të ketë ndaluar procesin.
Rrotulloni çelësin e programeve në pozicionin
"Ndalo".
. Nxirrni rrobat nga lavatriçja. Hiqni
spinën elektrike dhe mbyllni rubinetin e hyrjes së
ujit.
Tabela e programeve
Programi / Lloji i larjes Pesha /
Koha
Opsionet e mundshme
Të pambukta (ujë i ftohtë - 90°): Rroba
të bardha ose me ngjyra, p.sh. rroba pune të
ndotura normalisht, çarçafë krevati, mbulesa
tavoline, të brendshme, peshqirë.
5,5 kg
145-155
min
Shpëlarje me pushim, Qetësi nate
plus, Paralarje, Të përditshme, Shumë
e shpejtë, Shpëlarje plus, Shtyrje e
programit
Sintetike (ujë i ftohtë - 60°): Rroba
sintetike, të brendshmet, rrobat me ngjyra,
bluzat që nuk hekurosen, bluzat.
2,5 kg
85-95 min
Shpëlarje me pushim, Qetësi nate
plus, Paralarje, Të përditshme, Shumë
e shpejtë, Shpëlarje plus, Shtyrje e
programit
Delikate (ujë i ftohtë - 40°): Për gjithë
materialet delikate, për shembull, perdet.
2,5 kg
65-75 min
Shpëlarje me pushim, Qetësi nate
plus, Paralarje, Të përditshme, Shumë
e shpejtë, Shpëlarje plus, Shtyrje e
programit
Mini program (ujë i ftohtë - 30°): Për
pëlhurat e ndotura pak, përveç leshit.
2,5 kg
25-35 min
Shpëlarje me pushim, Qetësi nate
plus, Shtyrje programi
electrolux 5
Komentáře k této Příručce