
Si të vini në punë në cikël larjeje?
Përdorimi për herë të parë
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
• Hiqni ambalazhin prej polistireni dhe gjithë
materialet e tjera brenda kazanit.
• Realizoni një cikël larjeje me 90°C, pa tesha
brenda por me detergjent, për të pastruar
depozitën e ujit.
Përdorimi i përditshëm
Futja e teshave në pajisje
• Hapni kapakun e
pajisjes.
• Hapeni derën e
lavatriçes duke
shtypur butonin A:
Dy mbërthyeset
zhbllokohen
automatikisht.
• Futni brenda
teshat, mbyllni
derën dhe
kapakun e lavatriçes.
Paralajmërim Përpara se të mbyllni
kapakun e pajisjes, sigurohuni që dera e
kazanit të jetë mbyllur mirë :
• Kur dy mbërthyeset janë mbyllur,
• butoni bllokues A lirohet.
Sasitë e detergjentëve
Hidhni sasinë e pluhurit larës në foletë e larjes
dhe paralarjes nëse keni zgjedhur përzgjedhjen
"paralarja". Hidhni zbutës rrobash në folenë e
posaçme
nëse është nevoja.
Përzgjedhja e programit të dëshiruar
Rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programeve në
programin e dëshiruar. Butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson ngjyrë jeshile.
Nëse rrotulloni çelësin e zgjedhjes së programeve
në një program tjetër në kohën kur një cikël është
në punë, pajisja nuk do ta njohë programin e ri të
zgjedhur. Butoni "Fillimi/Ndërprerja"
pulson në
ngjyrë të kuqe për disa sekonda.
Përzgjedhja e temperaturës
Shtypni butonin me shtypje " Temperatura "
disa
herë për të rritur ose ulur temperaturën (shihni
"Tabela e programeve"). Simboli
do të thotë
larje e ftohtë.
Përzgjedhja e shpejtësisë së rrotullimeve
Rrotulloni çelësin e shpejtësisë së rrotullimit në
pozicionin e dëshiruar.
Shpejtësitë maksimale të rrotullimit janë:
për Të pambukta, Eko: 1300 rpm (EWT135210W),
1000 rpm (EWT105210W), për Të brendshme, Të
leshta: 900 rpm (EWT135210W), 1000 rpm
A
(EWT105210W), për Sintetike, Hekurosje e lehtë:
900 rpm, për Delikate, Mini program, perde,
batanije: 700 rpm.
Në përfundim të programit, nëse ju keni zgjedhur
"Shpëlarje me pushim"
ose "Programi i natës
pa zhurmë plus"
, atëherë ju duhet të zgjidhni
një program "Shtrydhje"
ose "Zbrazje" për
të përfunduar ciklin dhe për të zbrazur ujin.
Programi i natës pa zhurmë plus: cikli nuk ka
asnjë centrifugim dhe përfundon me një shpëlarje
me pushim.
Përzgjedhja e opsioneve
Ju duhet të zgjidhni opsionet e ndryshme pas
zgjedhjes së programit dhe para se të shtypni
butonin "Fillimi/Ndërprerja"
(shikoni "Tabela e
programit"). Shtypni butonin(at) e dëshiruar: dritat
përkatëse ndizen. Kur shtypen përsëri, dritat fiken.
Nëse një prej opsioneve nuk është i pajtueshëm
me programin e zgjedhur, butoni "Fillimi/
Ndërprerja"
pulson në ngjyrë të kuqe.
Përzgjedhja "Paralarja"
Pajisja kryen një proces paralarjeje me 30°C.
Opsioni "Të përditshme"
Ky opsion lejon zhvillimin e një cikli larjeje të rrobave
të ndotura pak me kohë të reduktuar.
Opsioni "Shumë e shpejtë"
Koha e larjes do të reduktohet në varësi të
programit të zgjedhur.
Opsioni "Shpëlarje plus"
Lavatriçja do të shtojë një ose më shumë shpëlarje
gjatë ciklit. Ky opsion rekomandohet për njerëzit
me lëkurë të ndjeshme dhe në zona me ujë të butë.
Përkohësisht: Shtypni butonin "Shpëlarje plus"
. Opsioni është aktiv vetëm për programin e
zgjedhur.
Përgjithmonë: Mbani shtypur për disa sekonda
butonat "Temperatura"
dhe "Opsioni" .
Opsioni aktivizohet përgjithmonë, edhe nëse
pajisja është e fikur. Për të çaktivizuar atë opsion,
përsëriteni procesin.
4 electrolux
Komentáře k této Příručce