Electrolux ESI5211LOX Uživatelský manuál Strana 10

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 60
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 9
Nëse përdorni tableta të shumëfishta që
përmbajnë kripë dhe fortësia e ujit tuaj
është më e ulët se 21dH, mund të
vendosni nivelin më të ulët të zbutësit të
ujit. Ai çaktivizon treguesin e rimbushjes
me kripë.
Nëse përdorni detergjent standard
dhe tableta të shumëfishta pa kripë,
vendosni nivelin e duhur të fortësisë
së ujit për të mbajtur aktiv treguesin e
rimbushjes me kripë.
Mënyra e caktimit të nivelit të
zbutësit të ujit
Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
përzgjedhjes së programit.
1. Sigurohuni që shënuesi i programit
në çelës të jetë në një vijë me
treguesin e ndezjes/fikjes.
2. Për të hyrë në modalitetin e
përdoruesit, shtypni dhe mbani
shtypur Delay. Në të njëjtën kohë,
rrotulloni çelësin në drejtim
kundërorar derisa shënuesi i
programit të jetë në një vijë me
programin e parë. Lëshojeni Delay
kur treguesit Start dhe treguesi i
ndezjes/fikjes të fillojnë të pulsojnë.
3. Shtypni Delay.
Treguesi fillon të pulsojë.
Treguesit Start dhe treguesi i
ndezjes/fikjes vazhdojnë të
pulsojnë.
Pulsimi me ndërprerje i i
referohet nivelit të caktuar në atë
moment, p.sh. 5 pulsime + pauzë
+ 5 pulsime = niveli 5.
4. Shtypni Delay vazhdimisht për të
ndryshuar cilësimin. Sa herë që
shtypni Delay numri i niveleve rritet.
Pas nivelit 10, do të nisni sërish nga
niveli 1.
5. Kthejeni çelësin në pozicionin e
ndezjes/fikjes për të konfirmuar
cilësimin.
7. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Sigurohuni që niveli i aktual i
zbutësit të ujit të përkojë me
fortësinë e ujit nga ujësjellësi.
Nëse jo, përshtatni nivelin e
zbutësit të ujit.
2. Mbushni kutinë e kripës.
3. Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit.
4. Hapeni rubinetin e ujit.
5. Nisni një program për të hequr çdo
mbetje të përpunuar që mund të jetë
ende brenda pajisjes. Mos përdorni
detergjent dhe mos i ngarkoni
koshat.
Kur nisni një program, pajisjes mund t'i
duhen deri në 5 minuta për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit. Duket sikur
pajisja nuk po punon. Faza e larjes fillon
vetëm pasi kjo procedurë të ketë
përfunduar. Procedura do të përsëritet
në mënyrë periodike.
7.1 Kutia e kripës
KUJDES!
Përdorni vetëm kripë
specifike për enëlarëse.
Kripa përdoret për të ringarkuar
solucionin në zbutësin e ujit dhe për të
garantuar rezultate të mira larjeje në
përdorimin e përditshëm.
Mbushja e kutisë së kripës
1. Rrotullojeni kapakun e kutisë së
kripës në drejtim kundërorar dhe
hiqeni atë.
2. Vendosni 1 litër ujë në kutinë e kripës
(vetëm herën e parë).
3. Mbusheni kutinë e kripës me kripë
për enëlarëse.
www.electrolux.com10
Zobrazit stránku 9
1 2 ... 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ... 59 60

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře