
Mbajtësja mban afro 110 ml shpëlarës,
që është i mjaftueshëm për ciklet e larjes
midis 16 dhe 40, në varësi të
përzgjedhjes së sasisë.
3. Sigurohuni që kapaku të jetë mbyllur pas
çdo rimbushjeje.
Pastroni me një leckë thithëse çdo
rrjedhje shpëlarësi gjatë mbushjes, për
të shmangur shkumëzimin e tepërt gjatë
larjes së ardhshme.
Në varësi të rezultateve të arritura të
shkëlqimit dhe tharjes, rregulloni dozimin e
shpëlarësit me anën e përzgjedhësit me 6
pozicione (ku pozicioni 1= dozimi minimal,
pozicioni 6= dozimi maksimal).
Dozimi është paravendosur në përzgjedhjen
4.
Rriteni dozimin nëse nëpër enë kanë mbetur
pika uji apo njolla rrëkeje.
Pakësojeni atë nëse nëpër enë kanë mbetur
të ngjitura rrëke të bardha apo një shtresë e
turbullt nëpër qelqurina apo tehet e thikave.
Foleja e shpëlarësit do të ketë nevojë të
mbushet plot periodikisht. Në ekran shfaqet
një mesazh kur foleja e shpëlarësit është
bosh.
Ndërsa programi është në proces, në ekran
nuk do të shfaqet mesazhi i rimbushjes me
shpëlarës.
Përdorimi I përditshëm
• Kontrolloni nëse është e nevojshme të
rimbushni enëlarësen me kripë apo
shpëlarës.
• Vendosni takëmet dhe enët në enëlarëse.
• Hidhni detergjentin e enëlarëses.
• Zgjidhni një program larjeje të
përshtatshëm për takëmet dhe enët.
• Filloni programin e larjes.
Informacione dhe këshilla të dobishme
Sfungjerët, leckat shtëpiake dhe çdo objekt
që mund të thithë ujë, nuk duhet të lahen në
enëlarëse.
• Përpara se të fusni brenda enët, duhet:
– Të hiqni prej tyre gjithë ushqimet apo
copëzat e mbetura të ushqimit.
– Zbutni mbetjet e djegura të ushqimeve
në tiganë
• Kur vendosni brenda enët dhe takëmet,
lutemi vini re:
– Enët dhe takëmet nuk duhet të
pengojnë rrotullimin e krahëve
spërkatës.
– Sendet e zgavruara, si filxhanët, gotat,
tiganët, etj. vendosini me zgavrën nga
poshtë, në mënyrë që të mos mblidhet
ujë në mbajtëse apo në bazamentin e
tyre.
– Enët dhe takëmet nuk duhet të
vendosen brenda njëra-tjetrës apo njëra
mbi tjetrën.
– Për të shmangur dëmtime të
mundshme në qelqurina, vendosni në
mënyrë të tillë që të mos takojnë njëra-
tjetrën.
– Vendosni objektet e vogla në koshin e
takëmeve.
10 electrolux
Komentáře k této Příručce