
Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja
është mbushur plot, dhe pajisja
është vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
ngricës në murin e pasmë. Në
këtë rast, rregullatori i
temperaturës duhet vendosur në
një përzgjedhje më të lartë për të
lejuar shkrirjen automatike dhe si
rrjedhojë reduktimin e konsumit të
energjisë.
4. PËRDORIMI I PARË
4.1 Pastrimi i brendësisë së
pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë
të vakët dhe pak sapun natyral për të
hequr erën tipike të një produkti të ri, e
më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë pjesët e lëmuara.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
5.1 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
5.2 Vendosja e rafteve të derës
Ky model është i pajisur me një kuti për
ruajtje të ndryshme e cila vendoset poshtë
një ndarjeje të raftit të derës dhe mund të
rrëshqitet anash.
Për të pastruar më mirë, rafti i sipërm dhe
i poshtëm te dera mund të hiqen lehtë
dhe të vendosen përsëri në pozicionin e
parë
6
www.electrolux.com
Komentáře k této Příručce