
• Mos përdorni objekte me majë për të hequr
brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
plastike.
• Mos përdorni kurrë tharëse flokësh ose
pajisje të tjera ngrohëse për të
përshpejtuar shkrirjen. Nxehtësia e tepërt
mund të dëmtojë pjesën e brendshme
plastike, dhe lagështia mund të hyjë në
sistemin elektrik e të bëjë masë.
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e
kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
e veçantë.
• Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse
ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
paketimin.
• Është e këshillueshme të prisni të paktën
katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
• Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim
të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij
do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
përkatëse për instalimin.
• Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
produktit duhet të vendoset pas murit për
të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve
të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e
për të shmangur djegie të mundshme.
• Pajisja nuk duhet vendosur pranë
radiatorëve apo sobave.
• Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
•
Lidheni vetëm me ujë të pijshëm.
3)
Shërbimi
• Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një
person i aftë.
• Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si
dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
Mbrojtja e Mjedisit
Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja
nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e
tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban
gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet
në përputhje me rregullat e zbatueshme të
vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,
veçanërisht në pjesën e pasme pranë
shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
janë të riciklueshme.
Funksionimi
Ndezja
Futni spinën në prizën e murit.
Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në
drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
Fikja
Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
Temperaturës në pozicionin "O".
Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Për të venë pajisjen në funksionim, veproni
si vijon:
• rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
4
Komentáře k této Příručce