Electrolux EOB53001R Uživatelský manuál Strana 8

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 16
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 7
Kujdes Mos përdorni agjentë pastrues
gërryes, objekte të mprehta, heqës
njollash ose sfungjerë smerilues.
Paralajmërim Mos e pastroni derën
prej xhami me agjentë pastrues gërryes
ose gërvishtëse metalike. Sipërfaqja
rezistuese ndaj të nxehtit e xhamit të
brendshëm mund të dëmtohet.
Kujdes Nëse përdorni një spërkatës
furre, ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me
një copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e
me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një pastrues
të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë ose
enëlarëse. Këto mund të prishin veshjen e
sipërme që nuk ngjit!
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastrojeni derën e furrës vetëm me një
sfungjer të njomë. Thajeni atë me një
leckë të butë.
Mos përdorni lesh teli, acide ose
materiale gërryese pasi mund të
dëmtojnë sipërfaqen. Pastroni panelin e
kontrollit të furrës në të njëjtën mëny
Shinat mbajtëse të rafteve
Heqja e shinave rrëshqitëse të rafteve
1. Tërhiqni pjesën ballore të shinës
mbajtëse të raftit jashtë furrës.
2. Tërhiqni shinën e pasme mbajtëse të raftit
nga muri anësor dhe nxirreni atë.
Montimi i shinave rrëshqitëse të rafteve
Montoni shinat rrëshqitëse të rafteve në
rendin e kundërt.
Skajet e rrumbullakuara të shinave
mbajtëse të rafteve duhet të vendosen
përpara!
Pastrimi i derës së furrës
Dera e furrës ka dy panele prej xhami të
montuar njëri pas tjetrit. Për të lehtësuar
pastrimin, çmontoni derën e furrës dhe
panelet e brendshëm.
Paralajmërim Dera e furrës mund të
mbyllet nëse përpiqeni të hiqni panelet e
brendshëm prej xhami, kur dera është
ende e montuar.
Paralajmërim Sigurohuni që panelet
prej xhami të jenë të freskët, para se
pastroni derën prej xhami. Ka rrezik që
xhami të mund të thyhet.
8 electrolux
Zobrazit stránku 7
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře