Electrolux EMM21000W Uživatelský manuál Strana 5

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 80
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 4
dhe të ngjashme mund të çojë në rrezik lëndimi
personal, ndezjeje shkëndije ose zjarri.
Nëse vini re tym, fikni pajisjen ose hiqeni nga priza, si
dhe mbani derën mbyllur për të mbytur flakët brenda.
Ngrohja e pijeve në mikrovalë mund të rezultojë në
shpërthim nga vlimi. Duhet të tregoni kujdes gjatë
kapjes së enës.
Përmbajtja e shisheve të biberonit dhe kavanozave
me ushqim bebesh duhet trazuar ose tundur si dhe
duhet kontrolluar mirë temperatura përpara se të
konsumohen, në mënyrë që të shmangen djegiet.
Vezët me lëvozhgë dhe vezët e pahapura të ziera
mirë nuk duhet të ngrohen në pajisje, sepse mund të
shpërthejnë edhe pasi ngrohja në mikrovalë të ketë
përfunduar.
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe duhet të
hiqen mbetjet ushqimore.
Mosmbajtja pastër e pajisjes mund të çojë në prishje
të sipërfaqes, gjë e cila mund të ndikojë negativisht në
jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të çojë në situata të
rrezikshme.
Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e
lartë kur pajisjet janë në punë e sipër.
Furra me mikrovalë nuk duhet të vendoset brenda një
mobilieje nëse nuk është testuar brenda një mobilieje.
Sipërfaqja e pasme e pajisjes duhet të vendoset pas
një muri.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës,
sepse këto mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila
mund të rezultojë në krisjen e xhamit.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instaloj
këtë pajisje.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
dhëna me pajisjen.
Pajisja mund të vendoset pothuajse
kudo në kuzhinë. Sigurohuni që
SHQIP 5
Zobrazit stránku 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 ... 79 80

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře