Electrolux LFE129K Uživatelský manuál Strana 91

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 116
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 90
SQ
9
91
PARALAJMËRIMET DHE KËSHILLA
Udhëzimet për përdorimin u referohen modeleve të ndryshme të këtij
aparati. Si rrjedhim, mund të gjenden përshkrime të karakteristikave të
veçanta që nuk i përkasin aparatit të vet specifik.
INSTALIMI
Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë veten përgjegjës për dëme eventuale që
shkaktohen nga instalimi ose përdorimi jo i duhur.
Distanca minimale e sigurisë midis platformës e
aspiratorit është prej 650 mm (disa modele mund të
instalohen në një lartësi më të vogël; shikoni
paragrafin për përmasat e punës e për instalimin).
Kontrolloni tensionin e rrymës në rrjet nëse
korrespondon me atë që shënohet në targën e të
dhënave të vendosur brenda aspiratorit.
Për aparatet e Klasës I, kontrolloni që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të ketë një
lidhje të duhur me masë.
Lidheni aspiratorin me kanalin e tymrave me anë të një tubi me diametër
minimal prej 120 mm. Rruga e tymrave duhet të jetë sa më e shkurtër që të
jetë e mundur.
Mos e lidhni aspiratorin me kanalet e tymrave që transportojnë tymra të
djegies (p.sh. të kaldajave, oxhaqeve, etj.).
Nëse aspiratori përdoret në kombinim me aparate jo
elektrike (p.sh. aparate me gaz), duhet të garantohet një
ajrim i mjaftueshëm në lokal për të ndaluar kthimin e
fluksit të gazrave të shkarkimit. Kuzhina duhet të ketë
një hapje që komunikon drejtpërdrejt me jashtë për të
siguruar vërshimin e ajrit të pastër. Kur aspiratori për kuzhinën përdoret në
kombinim me aparate jo të ushqyera me rrymë elektrike, trysnia negative në
lokal nuk duhet të kalojë 0,04 mbar për të shmangur rithithjen e tymrave në
lokal nga aspiratori.
Ajri nuk duhet të shkarkohet nëpërmjet një tubi fleksibël që përdoret për
thithjen e tymrave nga aparatet e ushqyera me gaz ose lëndë të tjera të
djegshme (mos e përdorni me aparate që shkarkojnë vetëm ajrin në lokal).
Në rast dëmtimi të kavos së ushqimit me energji elektrike, duhet që të
zëvendësohet nga prodhuesi ose nga reparti i asistencës teknike për të
shmangur çfarëdolloj rreziku.
Zobrazit stránku 90
1 2 ... 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 ... 115 116

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře