
5. Zgjidhni programin e larjes. Referojuni
tabelës "Programet e larjes" për hollësi të
mëtejshme. Shtypni butonin Ok për të
konfirmuar.
6. Nëse është e nevojshme, shtyni fillimin e
programit të larjes me funksionin e
shtyrjes së programit.
7. Shtypni butonin start dhe programet e
larjes do të startojnë automatikisht.
– Nëse është zgjedhur funksioni i shtyrjes
së programit, në ekran do të shfaqet
kohëzgjatja dhe koha e përfundimit të
programit.
Pasi programi ka startuar, në ekran
shfaqen:
– fazat e programit në proces,
– rifkresime të kohës së procesit dhe
përfundimit të programit.
Kur shtypni butonin start, mund të
ndodhë që në ekran të shfaqet mesazhi
i kripës dhe/ose shpëlarësit. Kjo do të
thotë se në kutia e kripës/ose shpëlarësit
duhet rimbushur. Për të startuar
programin, shtypni butonin Ok.
Anuloni një fillim me vonesë
Shtypni butonin start, ndiqni udhëzimet e
shfaqura në ekran për të aunluar shtyrjen e
programit dhe për t'u kthyer në programet e
menusë.
Shtypni butonin start dhe programet e larjes
do të startojnë automatikisht.
Paralajmërim Ndërpritni ose anuloni
një program larjeje në proces e
sipër, VETËM nëse është tepër e
nevojshme.
Kujdes! Kur dera është e hapur
mund të dalë që andej avull i nxehtë.
Hapeni derën me kujdes.
Ndërprerja e një programi larës në
proces e sipër
• Hapni derën e enëlarëses; programi do të
ndalojë. Mbylleni derën; programi do të
fillojë nga momenti në të cilin u ndërpre.
Anuloni programin e larjes në progres
Shtypni butonin start, ndiqni udhëzimet e
shfaqura në ekran për të aunluar programin
e larjes dhe për t'u kthyer në modalitetin e
përzgjedhjes.
Nëse duhet të zgjidhni një program të ri larës,
kontrolloni që foleja e detergjentit të jetë e
mbushur me detergjent.
Përfundimi i programit të larjes
• Enëlarësja do të ndalojë automatikisht.
• Nje mesazh ne ekran ju informon që
programi ka përfunduar.
Nëse mesazhet e kripës dhe/ose
shpëlarësit shfaqen në ekran, është e
mundur të shtyni rimbushjen dhe të fikni
pajisjen.
1. Hapni derën e pajisjes dhe lëreni atë pak
të hapur duke pritur pak minuta përpara
se të nxirrni jashtë enët. Në këtë mënyrë
ato do të jenë më të ftohta dhe tharja do
të bëhet më mirë.
2. Fikni pajisjen.
Nëse është vendosur funksioni i kursimit
të energjisë, enët mund të mbeten të
njoma pasi të ketë përfunduar programi.
Ju këshillojmë ta lini derën e pajisjes pak
të hapur në mënyrë që enët të thahen
më mënyrë natyrale.
Zbrazja e enëlarëses
• Enët e nxehta janë të ndjshme ndaj
goditjeve. Për këtë arsye, enët duhen lënë
të ftohen përpara se të nxirren nga pajisja.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim e më
pas atë të sipërmin; kjo do të shmangë
rrjedhjen e ujit nga koshi i sipërm në enët
që ndodhen në koshin e poshtëm.
• Në anët e derës së enëlarëses mund të
shfaqet ujë ndërsa pjesët prej inoksi do të
ftohen më shumë se enët.
Kur programi i larjes ka përfunduar,
këshillohet të hiqet pajisja nga priza
dhe të fiket rubineti.
18 electrolux
Komentáře k této Příručce