
5. Mbyllni derën.
Përshtatja elektronike
Zbutësi i ujit vendoset në fabrikë në
nivelin 5.
1. Shtypni dhe mbani shtypur butonin e
fillimit/anulimit. Rrotulloni dorezën e
programit në kahun orar derisa shënuesi
i programit të përputhet me programin e
parë të larjes në panelin e kontrollit.
2. Lëshoni butonin e fillimit/anulimit kur drita
treguese e ndezjes/fikjes dhe drita
treguese e fillimit/anulimit të fillojnë të
pulsojnë.
– Në të njëjtën kohë, drita treguese e
fundit pulson për të shfaqur nivelin e
zbutësit të ujit.
Shembull:
5 pulsime, pauzë, 5 pulsime, pauzë,
etj... = niveli 5
3. Shtypni butonin e fillimit/anulimit një herë
për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me një
hap.
Drita treguese e fundit shfaq nivelin e ri.
4. Rrotulloni dorezën e programit në
pozicionin fikur për të ruajtur veprimin.
Përdorimi I kripës në enëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm kripë për
enëlarëse. Kripërat që nuk janë të
posaçme për enëlarëse dëmtojnë
zbutësin e ujit.
Kujdes Kokrrizat e kripës dhe uji i kripur
në fund të pajisjes mund të shkaktojnë
gërryerje. Mbusheni pajisjen me kripë
përpara së të startoni një program larjeje
për të shmangur gërryerjen.
Ndiqni këta hapa për të mbushur kutinë
e kripës:
1. Rrotulloni kapakun në drejtim kundër-
orar për të hapur kutinë e kripës.
2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
(vetëm gjatë procesit të parë).
3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
kripës me kripë.
4. Pastroni kripën e mbetur rreth kutisë së
kripës.
5. Rrotullojeni kapakun në drejtim orar për
të mbyllur kutinë e kripës.
Është normale që uji të derdhet nga kutia
e kripës kur shtoni në të kripën.
Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në
nivelin 1, drita treguese e kripës nuk qëndron
e ndezur.
Përdorimi I lëndës shpëlarëse
Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës
origjinalë të përshtatshëm për enëlarëse.
Mos e mbushni folenë e shpëlarësit me
produkte të tjera (p.sh. agjentë pastrues
për enëlarësen, detergjent të lëngshëm).
Kjo mund të shkaktojë dëmtime në
pajisje.
6 electrolux
Komentáře k této Příručce