
Kur numërimi mbrapsht ka përfunduar.
Programi fillon.
Hapja e derës ndërkohë që
pajisja punon
Nëse e hapni derën, pajisja ndalon. Kur e
mbyllni derën, pajisja vazhdon nga pika ku
u ndërpre.
Anulimi i shtyrjes së programit
ndërsa funksionon numërimi
mbrapsht
1.
Shtypni dhe mbani shtypur Program
dhe Option derisa të ndizet
kohëzgjatja e programit të vendosur.
2.
Shtypni Start për ta nisur programin.
Anulimi i shtyrjes së programit
anulon edhe opsionet e
vendosura (përveç Multitab).
Sigurohuni që përpara se të
shtypni Start, të vendosni sërish
opsionet.
Anulimi i programit
Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht
Program dhe Option njëkohësisht për
pak sekonda.
Sigurohuni që të ketë detergjent
në kutinë e detergjentit përpara se
të filloni një program të ri.
Në përfundim të programit
Kur programi të ketë përfunduar, ekrani
tregon 0:00.
• Treguesit e fazës fiken.
• Drita treguese e programit qëndron e
ndezur.
1.
Shtypni butonin e ndezjes/fikjes ose
pritni që funksioni Auto Off ta
çaktivizojë automatikisht pajisjen.
2. Mbyllni rubinetin e ujit.
E rëndësishme
• Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni ato
nga pajisja. Enët e nxehta mund të
dëmtohen lehtë.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
dhe më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e
pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më
shpejt se enët e tjera.
8. UDHËZIME DHE KËSHILLA
8.1 Zbutësi i ujit
Uji i fortë përmban një sasi të lartë
mineralesh që mund të shkaktojnë
dëmtimin e pajisjes dhe rezultate të këqija
në larje. Zbutësi i ujit i neutralizon këto
minerale.
Kripa e enëlarëses e mban zbutësin e ujit
të pastër dhe në gjendje të mirë. Është e
rëndësishme që të vendosni nivelin e
duhur të zbutësit të ujit. Kjo bën të
mundur që zbutësi i ujit të përdorë sasinë
e duhur të kripës së enëlarëses dhe të ujit.
8.2 Vendosja e enëve në kosha
Referojuni fletëpalosjes së ofruar
me shembujt për vendosjen e
enëve në kosha.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
artikujt që mund të lahen në enëlarëse.
• Mos vendosni në pajisje artikuj prej
druri, briri, alumini, kallaji dhe bakri.
• Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë
(sfungjerë, lecka për pastrim).
• Hiqni ushqimet e mbetura nga enët.
• Për ta hequr me lehtësi ushqimin e
djegur dhe të ngjitur, njomini tenxheret
dhe tiganët me ujë përpara se t'i futni
në pajisje.
• Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe
tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar
për poshtë.
• Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos
ngjiten bashkë. Lugët përziejini bashkë
me takëmet e tjera.
SHQIP 13
Komentáře k této Příručce