Electrolux ERC24010W Uživatelský manuál Strana 11

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 76
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 10
Të dhënat teknike ndodhen në tabelën e
vlerave që gjendet në anë të majtë brenda
pajisjes dhe në etiketën e energjisë.
INSTALIMI
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna
për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për
një përdorim të saktë të pajisjes,
përpara se të instaloni atë.
Pozicionimi
Kjo pajisje mund të instalohet në një
ambient të mbyllur, të thatë e të ajrosur
mirë (garazh ose qilar), por për rendiment
optimal instalojeni këtë pajisje në një vend
ku temperatura e ambientit i korrespondon
klasit të klimës të shënuar në etiketën e
parametrave të pajisjes:
Klasi i
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Ndarëset e pasme
Në çantën e dokumentave, gjeni dy
ndarëse që duhet të montohen siç tregohet
në figurë.
1. Vendosini ndarëset nëpër vrima.
Sigurohuni që shigjeta (A) është
vendosur siç tregohet në figurë.
2. Rrotullojini ndarëset në drejtim kundër-
orar me 45° derisa të mbërthehen në
vend.
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen sigurohuni që ajo të
jetë në nivel. Kjo mund të arrihet nga dy
këmbë të rregullueshme në fund përpara
(2). Nëse është e domosdoshme rregulloni
këmbët duke hequr ndarësin (1).
1
2
Vendndodhja
Pajisja duhet të instalohet larg burimeve të
nxehtësisë si radiatorët, bojlerët, drita
direkte e diellit, etj. sigurohuni që ajri të
qarkullojë lirisht rreth pjesës së pasme të
raftit. Për të siguruar performancë më të
mirë, nëse pajisja vendoset poshtë një njësi
që varet në mur, distanca minimale midis
pjesës së sipërme të raftit dhe njësisë në
mur duhet të jetë 100 mm. Në mënyrë
ideale, megjithatë, pajisja nuk duhet të
vendoset poshtë njësive të murit që varen.
Nivelimi i saktë sigurohet nga një ose më
shumë këmbë të rregullueshme në bazën e
raftit.
Nëse rafti është vendosur në një qoshe dhe
ana me menteshat me drejtim nga muri,
distanca midis murit dhe raftit duhet të jetë
të paktën 10 mm që të lejojë derën që
hapet në mënyrë të mjaftueshme me qëllim
që raftet mund të hiqen.
electrolux 11
Zobrazit stránku 10
1 2 ... 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 ... 75 76

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře