
Të dhëna të rëndësishme:
• Vrima e valvulit të derës së frigoriferit duhet
mbyllur me Valvulin e Ujit gjatë funksionimit të
rregullt të pajisjes.
• Përdorni vetëm ujë të pijshëm. Përdorimi i çdo
lloj pijeje tjetër mund të lërë mbeturina, shije ose
aromë në rezervuar dhe rubinet.
• Ka mundësi të dëgjoni zhurma të shkaktuara
nga hyrja e ajrit kur uji del nga rezervuari.
• Në rast se uji nuk rrjedh mirë, shtypeni levën që
lëshon ujin edhe njëherë. Mbajeni gotën nën
rubinet për disa çaste, që të siguroheni që uji të
bjerë në gotë.
• Mos përdorni pije të gazuara, si p.sh. pije të
buta. Pija mund të rrjedhë jashtë si pasojë e
presionit të gazit.
• Mbani parasysh që uji është artikull ushqimor. Ju
lutemi konsumojeni ujin e filtruar brenda një ose
dy ditësh.
• Nëse njësia e filtrit të ujit BRITA nuk përdoret për
një kohë të gjatë (p.sh. gjatë pushimeve), ju
këshillojmë të derdhni jashtë ujin e mbetur
brenda sistemit dhe ta lini filtrin brenda.
Përpara se ta përdorni sistemin sërish, nxirrni
jashtë filtrin dhe përsëritni hapat 1 deri 4 të
paragrafit "Si të përdorni filtrin BRITA MAXTRA".
• Njësia e filtrit të ujit BRITA është projektuar për
t'u përdorur vetëm ujë rubineti të trajtuar nga
bashkia (shënim: ky ujë kontrollohet vazhdimisht
dhe sipas rregulloreve ligjore i sigurt për t'u pirë)
ose me ujë nga ujësjellës privatë, uji i të cilëve
është provuar si i sigurt për t'u pirë.
Nëse udhëzoheni nga autoritetet se uji i rubinetit
duhet zier, atëherë edhe uji i filtruar nga filtri
BRITA duhet zier gjithashtu. Kur udhëzimi për të
zier ujin nuk është më në fuqi, i gjithë sistemi
filtrues duhet pastruar dhe duhet vendosur një
filtër i ri.
Mund të gjeni më shumë të dhëna për përdorimin
e filtrit BRITA dhe sistemit Memo në udhëzuesin e
sistemit BRITA.
Ju mund të blini filtra të rinj BRITA dhe sistem
Memo në rrjetin e shërbimeve të klientit të
Electrolux ose BRITA.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e
saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe
ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të
autorizuar.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i
dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të
posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të
pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në
mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të
parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi
ujë. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e
kullimit.
Shkrirja e ngrirësit
Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë
në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark dhomëzës
së sipërme.
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një
trashësi prej 3-5 mm.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet
e mëposhtme:
• nxirreni spinën nga priza e murit ose fikni pajisjen
• hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa
shtresa gazete dhe vendosini në një vend të
freskët
• hiqni sirtarët e ngrirësit
10 electrolux
Komentáře k této Příručce