Electrolux EON63100X Uživatelský manuál Strana 20

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 48
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 19
20 electrolux
1 formë:
p. sh. niveli 1
2 tepsi:
p. sh. nivelet 1 dhe 3
3 tepsi:
nivelet 1, 3 dhe 5
Udhëzime të përgjithshme
Futni tepsinë me anën e pjerrët përpara!
Me Nxehtësi në pjesën e sipërme/e
poshtme ose Ajër i nxehtë mund të
piqni edhe dy forma njërën pranë tjetrës
mbi skarën. Kohëzgjatja e pjekjes
zgjerohet vetëm pak.
3 Kur përdoret gjellë e ngrirë, tepsitë
mund të deformohen gjatë procesit të
gatitjes. Kjo vjen nga ndryshimi i madh
midis temperaturës së gjellës së ngrirë
dhe temperaturës së furrës. Pas ftohjes
së tepsive, deformimi normalizohet
përsëri.
Shënime për tabelat e pjekjes
Në tabelat do të gjeni për një përzgjedhje
gjellësh të dhënat e nevojshme për
temperaturën, kohën e gatitjes dhe nivelet.
Temperaturat dhe kohët e pjekjes janë
vlera të përafërta, sepse varen nga
përbërja e brumit, nga sasia dhe nga
forma e pjekjes.
Këshillojmë të rregulloni për herë të parë
vlerën më të vogël të temperaturës dhe
të zgjidhni një temperaturë më të lartë
vetëm në rast nevoje, p. sh. në qoftë se
dëshironi një skuqje më të madhe ose
koha e pjekjes është tepër e gjatë.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për
një recetë, orientohuni në një gjellë të
ngjashme.
Kur tortat piqen në tepsi ose në forma
në disa nivele, koha e pjekjes mund
jetë 10-15 minuta më e gjatë.
Gjellë të lagështa (p. sh. pica, torta
frutash etj.) përgatiten në vetëm një
nivel.
Në fillim të procesit të pjekjes, dallimet e
lartësisë së gjellës mund të çojnë te
ndryshime në skuqje. Në këtë rast, ju
lutem mos ndërroni rregullimin e
temperaturës. Dallimet e skuqjes
kompensohen gjatë procesit të pjekjes.
Furra juaj e re mund të ketë një sjellje
tjetër në pjekje/-ose te helli, nga pajisja
juaj e deritanishme. Prandaj përshtatini
rregullimet e duhura (Temperaturën,
Kohët e gatitjes) dhe fushat e përdorimit
sipas këshillave në tabelat pasuese.
2 Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta fikni furrën rreth 10 minuta para
mbarimit të kohës së pjekjes për ta
shfrytëzuar ngrohtësinë e mbetur.
Përderisa nuk shënohet ndryshe,
tabelat vlejnë për futjen në furrën e
ftohtë.
Zobrazit stránku 19
1 2 ... 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 ... 47 48

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře