Electrolux EOE7P31X Uživatelský manuál Strana 34

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 44
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 33
Në furrë ose në panelet e dyerve prej
xhami mund të kondensohet lagështi.
Për të ulur kondensimin, përdoreni furrën
bosh për 10 minuta para gatimit.Fshini
lagështinë nga pjesa e brendshme pas
çdo përdorimi.
12.2 Furrat prej inoksi ose
alumini
Pastrojeni derën e furrës vetëm me leckë
ose sfungjer të lagur. Thajeni me leckë të
butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund të
dëmtojnë sipërfaqen e furrës. Pastroni
panelin e kontrollit të furrës duke marrë
të njëjtat masa paraprake.
12.3 Heqja e mbajtëseve të
rafteve
Për të pastruar furrën, hiqni
mbështetëset e rafteve.
KUJDES!
Bëni kujdes kur hiqni
mbajtëset e rafteve.
1. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të
mbajtëses së rafteve jashtë murit
anësor dhe hiqeni.
2
1
Montoni aksesorët e hequr sipas rendit
të kundërt.
Kunjat te shinat teleskopike
nuk duhet të jenë vendosur
përpara.
12.4 Piroliza
KUJDES!
Hiqni të gjithë aksesorët dhe
mbajtëset e çmontueshme të
raftit.
Procedura e pastrimit
pirolitik nuk fillon të
funksionojë:
nëse nuk keni hequr
spinën e sensorit të
temperaturës së
brendshme nga priza. Në
disa modele, ekrani
tregon "C2" kur ndodh ky
defekt.
nëse nuk keni mbyllur
plotësisht derën e furrës.
Në disa modele, ekrani
tregon "C3" kur ndodh ky
defekt.
KUJDES!
Nëse ka pajisje të tjera të
instaluara në të njëjtën
bango, mos i përdorni
njëkohësisht me funksionin e
pirolizës. Kjo mund t'i
shkaktojë dëmtim furrës.
Dera bllokohet gjatë pastrimit pirolitik.
Simboli dhe vijat e treguesit të
nxehjes shfaqen derisa dera të
zhbllokohet. Dera zhbllokohet kur
temperatura brenda furrës është në
kushte të sigurta dhe pastrimi pirolitik ka
mbaruar.
Gjatë pastrimit pirolitik llamba qëndron e
fikur.
1. Hiqni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
2. Pastroni pjesën e brendshme të
derës me ujë të nxehtë në mënyrë që
ajri i nxehtë të mos djegë mbetjet.
3. Ndizeni furrën.
4. Shtypni vazhdimisht derisa në
ekran të shfaqet "Pyro" dhe numri i
programit të pastrimit.
www.electrolux.com34
Zobrazit stránku 33
1 2 ... 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 ... 43 44

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře