Electrolux EOB8851AAX Uživatelský manuál Strana 45

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 52
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 44
KUJDES!
Lëndët kimike për heqjen e
çmërsit mund të dëmtojnë
smaltin. Zbatoni udhëzimet e
prodhuesit.
1. Për të pastruar sirtarin e ujit dhe
krijuesin e avullit, hidheni ujin dhe
përzierjen me uthull (rreth 250 ml)
nëpër sirtarin e ujit deri te krijuesi i
avullit. Prisni për rreth 10 minuta.
2. Hiqeni ujin dhe uthullën me sfungjer.
3. Hidhni ujë të pastër (100 - 200 ml)
për të shpëlarë sistemin e krijuesit të
avullit nëpërmjet sirtarit të ujit.
4. Largojeni ujin nga krijuesi i avullit me
një sfungjer dhe pastaj thajeni mirë.
5. Lëreni të hapur derën e pajisjes që të
thahet plotësisht.
12.5 Heqja dhe instalimi i derës
Mund të hiqni derën dhe panelet e
brendshme prej xhami për ta pastruar.
Numri i paneleve prej xhami është i
ndryshëm për modele të ndryshme.
PARALAJMËRIM!
Tregoni kujdes kur ta hiqni
derën nga pajisja. Dera
është e rëndë.
1. Hapeni derën plotësisht.
2. Shtyjini plotësisht levat fiksuese (A)
në dy menteshat e derës.
A
A
3. Mbyllni derën e furrës në pozicionin e
parë të hapjes (kënd rreth 70°).
4. Mbajeni derën me një dorë në
secilën anë dhe tërhiqni me kënd lart
për ta nxjerrë nga pajisja.
5. Vendoseni derën me faqen e jashtme
poshtë mbi një leckë të butë mbi një
sipërfaqe të qëndrueshme. Kjo bëhet
për të parandaluar gërvishtjet.
6. Kapeni kornizën (B) në buzën e
sipërme të derës nga të dyja anët
dhe shtyjeni nga brenda për të çliruar
mbërtheckën.
1
2
B
7. Tërhiqeni kornizën përpara për ta
hequr.
8. Mbani panelet prej xhami të derës në
cepat e sipërm njëri pas tjetrit dhe
tërhiqini nga sipër për t'i nxjerrë.
9. Pastroni panelin e xhamit me ujë dhe
sapun. Fshijini panelin prej xhami me
kujdes.
Kur të ketë përfunduar procedura e
pastrimit, montoni panelet prej xhami dhe
derën. Kryejini hapat e mësipërm në
rend të kundërt. Vendosni panelin më të
vogël në fillim të ndjekur nga më i madhi.
12.6 Ndërrimi i llambës
Vendosni një pëlhurë në fund të pjesës
së brendshme të pajisjes. Kjo
parandalon dëmtimet në mbulesën prej
qelqi të llambës dhe në hapësirën e
furrës.
PARALAJMËRIM!
Rrezik goditjeje elektrike!
Hiqni siguresën përpara se
të zëvendësoni
llambushkën.
Llamba dhe mbulesa prej
qelqi e llambës mund të jenë
të nxehta.
1. Çaktivizoni pajisjen.
2. Hiqni siguresat nga kutia e
siguresave ose çaktivizoni stakuesin.
SHQIP 45
Zobrazit stránku 44
1 2 ... 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře