Electrolux EOB8751AOX Uživatelský manuál Strana 41

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 48
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 40
12. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
Shënime për pastrimin:
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë me ujë të ngrohtë
dhe një agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
Pastrojeni pjesën e brendshme të
pajisjes pas çdo përdorimi. Më pas
mund të pastroni ndotjet më lehtë e të
mos i lejoni të digjen.
Ndotjet e forta pastrojini me një
pastrues të posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni
një leckë të butë me ujë te ngrohtë dhe
agjent pastrues.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos
i pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund t'i shkaktojë
dëmtime veshjes së pajisjes.
12.1 Pastrim me avull
1.
Hiqeni pjesën më të madhe të
papastërtive me dorë.
2.
Hidhni rreth 250 ml ujë dhe 3 lugë
gjelle uthull, direkt në krijuesin e
avullit.
3.
Prekni vazhdimisht derisa ekrani të
tregojë
.
4.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e procesit
(15 minuta) dhe temperaturën e
parazgjedhur. Prekni
për të filluar
pastrimin.
5.
Bie një sinjal akustik kur mbaron
pastrimi me avull. Prekni një fushë
sensore për të ndaluar sinjalin.
6.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë. Largojeni ujin nga krijuesi i avullit
me një sfungjer dhe pastaj thajeni
mirë.
Mbajeni derën hapur për rreth 1
orë që pajisja të thahet plotësisht.
Ju mund të përdorni funksionin
Përfundimi për të shtyrë procesin
e pastrimit. Referojuni “Vendosja e
PËRFUNDIMIT”.
12.2 Mbajtëset e rafteve
Ju mund t'i hiqni mbajtëset e raftit për të
pastruar muret anësore.
Heqja e mbajtëseve të raftit
2
3
1
1.
Nxirrini mbajtëset me kujdes nga
kapja e përparme, duke i ngritur lart.
2.
Anojini pak për nga brenda mbajtëset
në kapjen e përparme.
3.
Nxirrini mbajtëset nga kapja e pasme.
Montimi i mbajtëseve të rafteve
Montoni mbajtëset e rafteve në rendin e
kundërt.
12.3 Sistemi i krijimit të avullit
KUJDES
Thajeni krijuesin e avullit pas çdo
përdorimi. Hiqeni ujin me
sfungjer.
Mbetjet e çmërsit mund të hiqen
me ujë me uthull.
KUJDES
Lëndët kimike për heqjen e
çmërsit mund të dëmtojnë
smaltin. Zbatoni udhëzimet e
prodhuesit.
Pastrimi i sirtarit të ujit dhe krijuesit
të avullit:
1.
Hidhni përzierjen e ujit dhe uthullës
(rreth 250 ml) në sirtarin e ujit te
krijuesi i avullit. Prisni për afro 10
minuta.
2.
Hiqeni ujin dhe uthullën me sfungjer.
SHQIP 41
Zobrazit stránku 40
1 2 ... 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře