
E rëndësishme Kunjat tek shinat e
sirtarëve teleskopikë nuk duhet të jenë
vendosur përpara!
Kujdes Mos i pastroni shinat
teleskopike në enëlarëse. Mos i
lubrifikoni shinat teleskopike.
Ndërrimi i llambës së furrës/pastrimi i
mbulesës prej xhami
Paralajmërim Bëni kujdes! Ka rrezik
goditjeje elektrike!
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim kundërorar për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C. Llamba e re e furrës duhet të
ketë të njëjtët parametra me atë të
mëparshmen.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Zëvendësimi i llambës së furrës (në krah të
majtë të pajisjes) Pastrimi i kapakut prej
xhami
1. Nxirrni shinat mbajtëse të rafteve në
krahun e majtë.
2. Përdorni një kaçavidë tip kryq për të
hequr kapakun prej xhami.
3. Përdorni një objekt të gjatë e pa majë
(p.sh. lugë çaji) për të hequr kapakun e
xhamit dhe pastrojeni atë.
4. Nëse nevojitet: Zëvendësoni llambën e
furrës.
Të dhëna Teknike: 300°C, rezistuese
ndaj nxehtësisë.
5. Montoni kapakun prej xhami.
6. Montoni shinën e majtë të rafteve.
Tavani i furrës
Ju mund ta ulni poshtë elementin e
ngrohjes tek tavani i furrës për ta pastruar
me lehtësi tavanin e furrës.
Paralajmërim Përpara se të hiqni
elementin ngrohës fikeni pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik djegieje.
Ulja e elementit të ngrohjes
1. Hiqni shinat rrëshqitëse të rafteve.
2. Mbajeni elementin e ngrohjes nga
përpara me të dyja duart
3. Tërhiqeni përpara kundrejt forcës së
sustës dhe nxirreni përgjatë
mbështetëseve në të dyja anët.
4. Elementi i ngrohjes ulet poshtë.
Tavani i furrës është gati për t'u
pastruar.
Instalimi i elementit të ngrohjes
1. Instaloni elementin e ngrohjes duke
ndjekur udhëzimet në të kundërt.
E rëndësishme Instaloni elementin e
ngrohjes saktë në të dyja anët mbi
mbështetëset në murin e brendshëm të
furrës.
2. Shinat rrëshqitëse të brendshme të
rafteve.
Dera e furrës dhe panelet e xhamit
Për të pastruar derën e furrës, hiqeni atë.
Kujdes Bëni kujdes kur hiqni derën
nga pajisja. Dera është e rëndë!
Heqja e derës së furrës
1. Hapni plotësisht derën e furrës.
16 electrolux
Komentáře k této Příručce