
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C.
Përdorni të njëjtin lloj llambushke furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
Tavani i furrës
Ju mund ta ulni poshtë elementin e
ngrohjes tek tavani i furrës për ta pastruar
me lehtësi tavanin e furrës.
Paralajmërim Përpara se të hiqni
elementin ngrohës fikeni pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik djegieje.
Ulja e elementit të ngrohjes
1. Hiqni shinat rrëshqitëse të rafteve.
2. Mbajeni elementin e ngrohjes nga
përpara me të dyja duart
3. Tërhiqeni përpara kundrejt forcës së
sustës dhe nxirreni përgjatë
mbështetëseve në të dyja anët.
4. Elementi i ngrohjes ulet poshtë.
Tavani i furrës është gati për t'u pastruar.
Instalimi i elementit të ngrohjes
1. Instaloni elementin e ngrohjes duke
ndjekur udhëzimet në të kundërt.
E rëndësishme Instaloni elementin e
ngrohjes saktë në të dyja anët mbi
mbështetëset në murin e brendshëm të
furrës.
2. Shinat rrëshqitëse të brendshme të
rafteve.
Dera e furrës dhe panelet e xhamit
Për të pastruar derën e furrës, hiqeni atë.
Kujdes Bëni kujdes kur hiqni derën
nga pajisja. Dera është e rëndë!
Heqja e derës së furrës
1. Hapni plotësisht derën e furrës.
2. Ngrijini levat fiksuese (A) plotësisht te dy
menteshat e derës.
A
A
3. Mbylleni derën e furrës deri në
pozicionin e parë (këndi përafërsisht 45°).
45°
4. Mbajeni derën e furrës me një dorë në
secilën anë dhe tërhiqeni nga furra me
kënd me drejtim lart.
Vendoseni derën e furrës me faqen e
jashtme poshtë mbi një sipërfaqe të
butë e të sheshtë për ta mbrojtur nga
gërvishtjet.
5. Tani mund ta hiqni panelin e brendshëm
të xhamit dhe ta pastroni.
Për ta instaluar derën ndiqni procedurën
në rend të kundërt.
Dera e furrës ka 2, 3 ose 4 panele
xhami (në vartësi të modelit)
electrolux 17
Komentáře k této Příručce